Astrit Patozi është një nga emrat kundër Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, ndonëse nuk është pjesë e garës për kreun e partisë. Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24”, Patozi thekson se pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga kreu i partisë, duke ndjekur modelin e Sali Berishës 4 vite më parë.

Sipas Patozit, kreu aktual i PD-së nuk i mori këto përgjegjësi, dhe këtë e tregoi me vendimin për t’u vetëngrirë.

Më tej, Patozi ka shpjeguar edhe arsyet pse nuk iu bashkua garës për kreun e PD-së.

Global

A duhej të ngulmohej me tepër tek fakti i dorëheqjes së Bashës, i ngritur fillimisht me zë nga Mustafaj. Mos ndoshta zërat kundër në PD duhet të bëheshin më tepër bashkë për të arritur këtë qëllim?

Do ishte minimumi i marrjes së përgjegjësisë nga një lider politik i cili ka një koncept perëndimor të të qeverisurit të një partie. Kjo nuk ndodhi. Në fillim ne ishim në një unison, që minimumi duhej ndjekur precendeti i Berishës 4 vite më parë. Pra Basha e kishte të detyrueshme dorëheqjen e parevokueshme, ashtu si bëri Berisha përpara 4 viteve. Për më tepër Basha kishte arritur një rezultat akoma më të keq se ai i 2013, dhe mbi të gjitha duke qenë në opozitë. Është rasti unikal në Shqipëri, ku një opozitë bie.

T mobile In article [4]

Zakonisht opozitat ngrihen, dhe qeveritë bien. Basha ishte një kampion i rezultateve elektorale në Shqipëri, për keq, dhe nuk ja ndjeu fare që të jepte një dorëheqje të menjëhershme dhe të revokueshme. Reagimi i tij i parë, vetëngrirja ishte një sinjal që ai nuk kishte ndërmend të reflektonte dhe të merrte përgjegjësi.

Sigurisht që kishte shumë kolegë që kërkonin dorëheqje të parevokueshme dhe mosprani të Bashës në garë, si zgjidhja e vetme. Unë isha plotësisht dakord me këtë. Kam deklaruar madje gjatë këtyre ditëve, po të isha si Basha do të shihja edhe pozicionin tim si anatër i PD-së, do më vinte zor të qëndroja nëse do të ndodhte ajo që i ndodhi atij. Kjo për faktin se humbja, bilanci, është i tillë që nuk të lë të vazhdosh. Ky është një standard që është edhe personal. Moralisht Basha nuk mund të garojë për kryetar të PD, por në rast se ai nuk e ka këtë standard, ligjërisht mund të garojë. Nuk mund t’i mohosh një personi të drejtën për të garuar. Pra ai mund të garonte dhe ne po ashtu, dhe të mund të kishim një garë të barabartë, ku ne të mund ta sfidonim.

Pse Astrit Patozi nuk kandidoi? Ju thatë që nuk marr pjesë në një garë pa garë.

Ka shumë njerëz në Shqipëri që janë ende të paqartë. Madje ka shumë miq të mitë më thonë se do ishte mirë që unë të isha bërë pjesë e garës. Por kjo do ndodhte nëse do garohej me rregulla të drejta. Unë 1000 herë të kthehem pas, 1000 herë do bëj të njëjtën gjë. Këtë nuk e kam personale, por për të mirën e PD.

Në rast se unë do të pranoja të futesha në një garë pa rregulla, ku listat janë sekret, dhe PD është parti klandestine dhe ilegale, pra kryetari i ka rivalët e tij në letër, por realisht nuk i ka. Data është sikur e ka caktuar Zoti dhe jo njeriu, data është fikse 22 korrik, e patjetërsueshme, ndërkohë që çdo kandidat që do dilte përballë Bashës, kishte nevojë minimale për pak më shumë kohë, pasi nuk futet në garë në pozicionin e kryetarit, i cili ka qeverisur 4 vite rresht PD.

Por mbi të gjitha, demokratët kishin nevojë për më shumë kohë që të reflektonin për atë që u ndodhi. Duhej minimumi dy javë më shumë afat që të bëhej një gjysmë analize për rezultatin. Por as kjo nuk u pranua. U bë që Basha i cili kishte humbur në këto zgjedhje po garon si kryetar, ndërsa ata të tjerët garojnë si pretendentë të karriges së kryetarit të PD, me atë humbje shkatërruese. Këto arsye ishin ato që më bënë mua ta shikoj garën si një farsë elektorale me një fitues të paracaktuar. Pra nëse unë do garoja në këtë fushatë, nuk do të ishte gjë tjetër, veçse një Selam tjetër. Pra do ishin dy Selamë, që nuk do bënin që tjetër, veçse do t’i legjitimonin garën një kryetari që po e rrëmben mandatin në sy të gjithë demokratëve. Unë nuk mund t’ia lejoja vetes këtë gjë, dhe PD nuk e meritonte këtë.