Ky veprim i këngëtarit prekë 14 data të koncerteve në Azi dhe Amerikën veriore, që do të duhej të realizoheshin në tre muajt e ardhshëm.

Pasi anuloi turneun e tij, këngëtari kanadez Justin Bieber u ka kërkuar falje fansave përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Më vjen keq për të gjithë që ndihen të dëshpëruar apo që ndihen se i kam tradhtuar. Kam qenë në turne për dy vite. Tani dua të pushoj, të relaksohem pak dhe do të ngas biçikletën” ka thënë Bieber.

Këngëtari ka performuar në më shumë se 150 koncerte gjatë këtij turneu, duke fituar 93.2 milionë dollarë në pjesën e parë të 2017-ës.

Global