Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic sot pasdite (17:15) do të ketë takim me presidentin Gjorge Ivanov, njoftoi Kabineti i presidentit.

Nimic, i cili do të qëndrojë në Maqedoni deri të martën, do të ketë biseda me kreun shtetëror të Maqedoninë për mundësitë për zgjidhje të kontestit për emrin. Vjen me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritjen e përparimit me ndërmjetësim të KB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen për emrin, informoi pres-shërbimi i KB-së.

Në kumtesë shtohet se me ftesë të Qeverisë së Republikës së Greqisë, është paraparë që Nimic të shkojë për në Athinë.

Në intervistë për emisionit “360 shkallë” në virgjilje të vizitës Nimic thotë se është mirë që kreu i ri shtetëror menjëherë tregon vullnet që të vazhdojnë bisedimet.

“Në Shkup ka qeveri të re me ide të reja rreth kësaj çështjeje. Gjatë viteve të kaluara për arsye të ndryshme koha nuk ishte adekuate për negociata intensive dhe serioze për çështjen për emrin. Shpresoj se vëmendja kthehet drejt kësaj çështjeje shumë të rëndësishme, shkoj që të takohem me palët dhe ta testoj gatishmërinë për progres serioz. Kësaj here nuk sjell propozim të ri”, tha Nimic.

T mobile In article [4]

Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së në bisedat mes Maqedonisë dhe Greqisë, për herë të fundit i vizitoi të dy vendet në fund të korrikut të vitit 2014

Global