Duket se Jeremy Meeks, i cili ishte në krye të lajmeve më 2014 për foton e tij pas arrestimit të policisë, do të divorcohet së shpejti.

Pasi u fotografua në momente intime me vajzën e miliarderit të Topshop Chloe Green, bashkëshortja e tij Melissa Meeks, ka thyer heshtjen.

38 vjeçarja i ka thënë Daily Mail se ‘martesa e tyre ka përfunduar’.

“E di se për tango duhen dy persona por ajo e ka ditur se ai ishte i martuar. Për mua kjo është e pafalshme. Bota ime u rrotullua. Çfarë do tu them fëmijëve tanë. Zemra më është thyer. Martesa ime nuk ishte perfektë por mendoja se mund të shpëtohej derisa ndodhi kjo”, theksoi ajo.

Melissa thotë se është e ‘zemëruar’ me të dy, Jeremu dhe Chloe dhe se tani po mendon vetëm për fëmijët. Çifti ka një djalë 7 vjeç derisa ajo ka edhe dy fëmijë nga një lidhje e mëparshme.

“Ata shkatërruan botën time. Nuk menduan për fëmijët dhe se si do të ndikoj kjo tek ata. Ata janë viktima të pafajshme sikurse edhe unë. Ata nuk tentuan të paktën të ishin diskret. Unë u ofendova publikisht dhe kjo e bën dhembjen edhe më të rëndë”, tregon ajo.

Thotë se nuk dinte për aferën derisa një i huaj i kishte dërguar një foto të çiftit në Instagram. Thotë se kurrë nuk kishte dëgjuar për Chloe Green.

“E kuptova kur u zgjova në mëngjes dhe kontrollova telefonin. U shokova. Mendoja se Jeremy po punonte”, tha ajo.

Tha se ai nuk i ishte përgjigjur mesazheve dhe thirrjeve të saj dhe se kishin biseduar vetëm pas kthimit të tij në shtëpi.

“Ai më kërkoi falje. Jo ëpr aferën por për mënyrën se si e kisha kuptuar këtë. Biseduam për shkurorëzim. I thash se martesa jonë nuk mund të shpëtohej dhe ai u pajtua. Martesa jonë ka përfunduar”, tha ajo, duke thënë se fama e kishte ndryshuar burrin e saj.