Shefja për politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është takuar këtë mëngjes në një takim joformal me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ky takim i shefes së diplomacisë evropiane erdhi pas atij që pati me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Twitter të zëdhënëses së saj, Maja Kocijançiq në të cilin e ka publikuar edhe një fotografi.
Takimet e Mogherinit me dy presidentët mbahen para atij të përbashkët ku do të diskutohet për vazhdimin e dialogut në mes të dy vendeve, njofton Klan Kosova.