Pas sulmit të sotëm në Jerusalem, në të cilin e humbën jetën dy policë izraelitë, policia e ka arrestuar myftiun kryesor të Jerusalemit, Mohamed Huseini, njoftoi djali i tij, cituar nga mediat franceze.

Në momentin e arrestimit Husein ka qenë me palestinezë të tjerë pranë portës së luanëve në Qytetin e vjetër në shenjë proteste kundër mbylljes së Sheshit të xhamive. Pas sulmit qasja deri te kompleksi është bllokuar për shkaqe sigurie.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi radikal palestinez “FATH al-intifada”, njoftoi televizioni libanez “Al Majdan”, duke iu referuar kumtesës së tij, transmetoi TASS.