Pak kohë më parë Sokol Ballës iu publikua një video intime ku i kërkonte seks online një vajze. Videoja mori dhenë dhe Koli bëri disa muaj pushim nga ekrani për t’u kthyer më fuqishëm se më parë.

Ka kaluar kohë nga ai moment dhe gjërat duket se kanë ndryshuar për mirë për moderatorin. Këtë e tregon vetë ai herë pas here duke postuar pamje nga udhëtimet e pushimet në vende të ndryshme, por edhe shfaqjet në top formë në ekran.

Me sa duket, Sokol Balla ka vendosur të ndryshojë tërësisht jetën e tij dhe na ka habitur duke shtuar një tatuazh në trup. Shikojeni në fotot e mëposhtme. E ka bërë pikërisht në pjesën e parakrahut dhe vihet re lehtësisht nga boja e freskët e tatuazhit. Le të presim tani se kush do të jetë fusha e radhës në të cilën do të guxojë Koli…