Luana Vjollca është një nga moderatoret më të komentuara të shoubizit shqiptar. Bukuroshja ka nisur dhe vijon karrierën e saj në ‘Top Media’ ku ka drejtuar dhe bashkëdrejtuar disa emisione
Ajo ka qindra mijëra fansa në rrjetet sociale të cilët e mbushin me urime, komplimenta, etj por njëri prej tyre rezultoi tejet i rrezikshëm pak kohë më parë
Besmir Lila përndiqte prej dhjetorit 2016 moderatoren duke i dërguat mesazhe dhe foto perverse, derisa një ditë, në mes të trafikut ai i doli para makinës së saj duke i kërkuar që ajo të dilte.
Fatmirësisht Krenar ?oçaj, djali nga Prishtina i njohur ndryshe si ish i dashuri i Dafina Zeqirit, ndodhej shumë afër tyre duke ndërhyrë. Ai u konfliktua edhe fizikisht me Lilën, të cilin e ndaloi të nxirrte nga çanta një armë zjarri e duke penguar kështu një tragjedi të mundshme.
Në materialin kallëzues të publikuar nga ‘Panorama’ mësohet se ?oçaj i është drejtuar Lilës: ‘?farë do ti me gruan time’ duke ngritur kështu dyshime se dyshja mund të jetë martuar në fshehtësi apo të ketë plane të tilla.