Një prostitutë shqiptare 42-vjeçe ka rënë pre e një grabitje. Ngjarja ka ndodhur në komunën italiane “Pessano con Bornago” (Milano), natën me 12 dhe 13 Korrikut, përgjatë autostradës 13.

Gruaja (identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nga mediat lokale) ka telefonuar karabinierët duke u kërkuar ndihmë. Pas para telefonatës, një klient, pas konsumimit të një raporti seksual, e detyroi të zbriste nga makina e tij. Por, mbajti çantën e gruas. Pasi e shtyu me forcë shqiptaren nga makina, ai i dha gaz e u largua.

42-vjeçarja ra përtokë, por arriti të memorizionte targën e makinës. Kështu, pas këtij informacioni të dobishëm për hetuesit, karabinierët identifikuan autorin, një 35-vjeçar italian dhe kryen një kontroll në banesën e tij në Bellinzago Lombardo, një tjetër komunë në provincën e Milanos.

Aty, efektivët gjetën çantën e shqiptares e lënë në dysheme.

Italianit i janë gjetur edhe 360 euro. Shumë kjo për të cilën gruaja kishte raportuar se e kishte fituar që prej fillimit të asaj mbrëmje.

Dje, 35-vjeçari u paraqit në gjykatë. Ai pranoi fajin dhe iu nënshtrua procesit të shkurtuar, duke u dënuar me 1 vit e katër muaj burgim.