Pasi kaloi disa ditë pushime në SHBA së bashku me partnerin e saj , Xhensila dhe Besi tashmë janë kthyer  dhe menjëherë kanë nisur me përgatitjet e dasmës.

Ajo e ka shprehur dhe herë të tjera që fustani do të krijohet prej stilistit Valdrin Sahiti.

Xhensila ka publikuar një video teksa gjendet në atelienë e kreatorit duke parë disa fustane, por duket se njëri i ka pëlqyer në veçanti.