Pas një viti nga tentim- puçi sot në 1 vjetorin e saj është zbuluar diçka e madhe që ka ndodhur në natën e trazirave në gjithë Turqinë.
Sipas mediave turke në natën e tentim-puçit, kur edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan doli live përmes telefonit dhe u bëri thirrje popullit turk që të dalin ta mbrojnë atdheun dhe shtetin e tyre duke dalë në rrugë për të parandaluar puçin nga ushtria, njofton TetovaSot. Pas videos live përmes telefonit, 90 xhamia në mbarë Turqinë kanë dërgu salavat në natën e tentim-puçit.
Ndryshe sonte në Stamboll është duke u zhvilluar marshi për demokraci, ku po marrin pjesë qindra-mijëra qytetarë për të shënuar përvjetorin e parë të tentativës së grusht-shtetit.
Po merr pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka kaluar mbi Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut (Ura e Bosforit), për t’iu bashkangjitur të tubuarve në Stamboll, ndërsa është shoqëruar nga e shoqja Emine Erdogan, të afërmit e dëshmorëve dhe veteran.
Programi për shënimin e përvjetorit të tentativës për grusht-shtet mbahet në hyrje të Urës së Bosforit nga pjesa aziatike e Stambollit, ku për të ofruar siguri janë angazhuar 25.000 policë dhe mijëra pjesëtarë të shërbimeve mjekësore dhe të tjera.