Irani përgëzon Irakun për fitoren e tij të arritur kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në Mosul, duke i ofruar ndihmën e tij për ndërtimin e shumë qyteteve ku xhihadistët u larguan nëpërmjet luftimeve të dhunshme.

“Përgëzime për popullin dhe qeverinë irakiane për lirimin e Mosulit”, shkruan në profilin e tij “Twitter” ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif.

“Kur Irakianët bashkojnë forcat e tyre, nuk ka limite për ato që mund të arrijnë”, theksoi ai dje në mbrëmje.

“Qeveria, forcat e armatosura dhe kombi i Iranit (…) janë gati të japin ndihmën e tyre për të shpërngulurit dhe të plagosurit si dhe për ndërtimin e qyteteve dhe infrastrukturave”, njoftoi sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ali Shamkhani, në një mesazh që i drejtohej kryeministrit irakian, Abadi dhe ajatollahut të madh, Ali Al Sistani, autoriteti më i lartë shiit në Irak.

Kryeministri irakian, Haider al Abadi ishte dje në Mosul, për të shënuar fundin e një beteje të gjatë dhe të vështirë për rimarrjen e qytetit jugor të Mosulit ku ISIS-i kishte shpallur kalifatin e tij para tre vitesh