Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata shumë shpejtë do të jetë futbollist i Chelseat
Real Madridt dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për sulmuesin Alvaro Morata dhe shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi.
Ky transferim skuadrës londineze do t’i kushtojë 80 milionë euro plus bonuset.
Kështu Morata do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit spanjoll, duke lënë mbrapa Fernando Torresin, i cili për 58.5 milionë euro kishte kaluar nga Liverpool në Chelsea.
Në vendin e tretë renditet Mendieta me 48 milionë euro, duke lënë mbrapa Juan Matan me 44 milionë euro dhe David Villa e Javi Martinez me nga 40 milionë euro.