Gjatë mëngjesit të sotëm sipas të dhënave të Qendrës Seizmologjike Evropiane Mesdhetare (QSEM), u regjistruan dy tërmete të vogla në Maqedoni.

Në ora 3.53 është ndjerë tërmeti i parë prej 2.5 shkallë sipas Rihterit me epiqendër 16 kilometra në jug të Ohrit dhe në thellësi prej 2 kilometra. Tërmeti i dytë poashtu ka qenë me fuqi prej 2.5 shkallë sipas Rihterit, ndërsa është regjistruar në ora 4.49, 9 kilometra nga Jankovci dhe me thellësi prej 2 kilometra.

Nga 18 qershori deri më sot rajoni i Ohrit ka përjetuar mbi një mijë tërmete dhe si më i fuqishëm ishte tërmeti i regjistruar me 5 shkallë sipas Rihterit, tërmet i cili shkaktoi edhe dëme të vogla materiale.

Global