Patrick Cutrone mund të promovohet në ekipin e parë pas paraqitjes fantastike ndaj Bayern Munich.

Milani ka turpëruar Bayern Munichun në miqësoren e së shtunës, duke e mposhtur 4:0, ku shkëlqeu 19 vjeçari i akademisë, Patrick Cutrone, përcjell Gazeta Express.

 Sulmuesi italian shënoi dy gola në fitoren prej 4:0 ndaj Bayernit dhe sipas mediave italiane, Montella është duke menduar seriozisht që ta promovojë atë në ekipin e parë, pasi e dëshiron në skuadër për sezonin e ardhshëm.

19 vjeçari tashmë ka debutuar me fanellën e Milanit. Kjo ndodhi në janar ndaj Bolognas, që vazhdon të mbetet ndeshja e parë e tij zyrtare.

Global