Ish anëtar i Partisë së Lirisë të krahut të djathtë holandez Arnoud van Doorn, njoftoi konvertimin e tij në Islam para dy muajsh dhe tani shkoi të vizitojë Dy Xhamitë e Shenjta.

Arnoud van Doorn ishte anëtar i partisë që kontribuoi për prodhimin e filmit kundër pejgamberit Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të.
Sipas gazetës saudite “Ukadh” van Doorn vizitoi Xhaminë e Pejgamberit me sytë e mbushur me lot tek vendi “Revdah” (Kopshti) dhe te varri i Pejgamberit.

Van Doorn deklaroi se i përkiste partisë më ekstreme dhe armiqësore ndaj Islamit. Pas shikimit të reagimeve kundër prodhimit të filmit, ai filloi të hulumtojë të vërtetën e Islamit për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij lidhur me sekretin e dashurisë së muslimanëve për fenë dhe pejgamberin e tyre të nderuar.

Gazeta “Ukadh” publikoi momentet e qarjes së van Doorn gjatë qëndrimit të tij para varrit të Pejgamberit. Ai e kuptoi gabimin e tij të rëndë që kishte bërë para se Allahu t’ia zgjeronte gjoksin për ta përqafuar Islamin. Ai deklaroi për gazetën: “Procesi i hulumtimit më çoi për të zbuluar madhësinë e veprës penale që bëri ish partia e tij. Ai filloi të hulumtojë rreth Islamit si dhe t’u afrohet muslimanëve në Holandë derisa vendosi për ta përqafuar Islamin.”