Një 70-vjeçar ja përfunduar në prangat e policisë së Lushnjës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij. I arrestuari është shtetasi Myslim K., banues në Lushnjë.
Sipas burimeve policore, arrestimi i 70-vjeçarit është bërë pasi në banesë ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetases me inicialet L. K., 63 vjeçe.
Ndërkohë policia ka deklaruar se materialet në ngarkim të të arrestuarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje” nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.