Izraeli ka vendosur kamera sigurie në hyrje të vendit të shenjtë në Jeruzalem, ndërsa tensionet në lidhje me masat e sigurisë atje mbeten të larta.

Detektorë metali u instaluan pasi dy policë izraelitë u vranë dhe kjo ndezi protestat e palestinezëve.

Mbetet ndërkohë e paqartë nëse këta të fundit do të largohen. Tensionet mbi vendin e shenjtë, të njohur si Haram al Sharif për myslimanët dhe Mali Tempull për hebrenjtë, janë rritur ditët e fundit me viktima të reja.

Tre palestinezë u vranë në përleshje me forcat izraelite të sigurisë të premten ndërsa me mijëra vetë protestuan në jertuzalemin lindor dhe bregun e okupuar perëndimor.

Më pas, tre civilë izraelitë u therën për vdekje në një koloni hebreje afër Ramallahut, në bregun perëndimor, nga një agresor palestinez që hyri në një shtëpi.

T mobile In article [4]

Të paktën një palestinez vdiq po ashtu gjatë përleshjeve të së shtunës. Vendi i shenjtë në qytetin e vjetër të jeruzalemit, mban xhamitë al aqsa dhe kupolës së shkëmbit.

Palestinezët, kanë kundërshtuar ashpër vendosjen e dedektorëve të metaleve, duke e konsideruar lëvizjen e izraelit si një përpjekje për të marrë më shumë kontroll mbi vendet e shenjta.

Shumë palestinezë janë falur në rrugë, në vend që të kalonin përmes detektorëve të metaleve.

Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga zyrtarët palestinezë për instalimin e kamerave të sigurisë. Më herët u tha se ato do të zëvendësonin detektorët, por burimet izraelite të sigurisë thanë se kjo nuk ishte e vërtetë.