Izraeli ka vendosur kamera sigurie në hyrje të vendit të shenjtë në Jeruzalem, ndërsa tensionet në lidhje me masat e sigurisë atje mbeten të larta.

Detektorë metali u instaluan pasi dy policë izraelitë u vranë dhe kjo ndezi protestat e palestinezëve. Mbetet ndërkohë e paqartë nëse këta të fundit do të largohen. Tensionet mbi vendin e shenjtë, të njohur si Haram al Sharif për myslimanët dhe Mali Tempull për hebrenjtë, janë rritur ditët e fundit me viktima të reja.

Tre palestinezë u vranë në përleshje me forcat izraelite të sigurisë të premten ndërsa me mijëra vetë protestuan në jertuzalemin lindor dhe bregun e okupuar perëndimor. Më pas, tre civilë izraelitë u therën për vdekje në një koloni hebreje afër Ramallahut, në bregun perëndimor, nga një agresor palestinez që hyri në një shtëpi.

Të paktën një palestinez vdiq po ashtu gjatë përleshjeve të së shtunës. Vendi i shenjtë në qytetin e vjetër të jeruzalemit, mban xhamitë al aqsa dhe kupolës së shkëmbit. Palestinezët, kanë kundërshtuar ashpër vendosjen e dedektorëve të metaleve, duke e konsideruar lëvizjen e izraelit si një përpjekje për të marrë më shumë kontroll mbi vendet e shenjta.

Shumë palestinezë janë falur në rrugë, në vend që të kalonin përmes detektorëve të metaleve. Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga zyrtarët palestinezë për instalimin e kamerave të sigurisë. Më herët u tha se ato do të zëvendësonin detektorët, por burimet izraelite të sigurisë thanë se kjo nuk ishte e vërtetë.

T mobile In article [4]