Ministria gjermane e Punëve të Jashtme ka thirrur sot ambasadorin e Turqisë në Berlin pas arrestimit një ditë më parë nga ana e Ankarasë të një aktivisti gjerman për të drejtat e njeriut.

Ministria njoftoi se kreu i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel ka ndërprerë pushimet dhe se do të zhvillonte nesër në mëngjes bisedime urgjente në lidhje me veprimet dhe masat që do të merren në planin e intensifikimit të akteve të represionit turk.

“Është e nevojshme që qeveria turke të marrë menjëherë në konsideratë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë indinjatën dhe keqkuptimin e qeverisë gjermane, si dhe pritjet tona mjaft të qarta në lidhje me rastin e Peter Steudtner, dhe këtë herë pa ndërhyrje diplomatike”, tha zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Martin Schäfer.

Global