Zv./ministri i MPB-së, Agim Nuhiu ka vizituar ish ministrin Arben Ahmetaj në spital e Kumanovës pas aksidentit që pati ai sot në rrugën Tabanovcë-Kumanovë, përcjell TetovaSot

“Falë Zotit, vëllai yne, ish ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasditës në afërsi të Kumanovës. Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë! 
Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit!” ka shkruar Nihiu

Ndryshe ish ministri Ahmetaj mbeti i ënduar pas një aksidenti me një autobus dhe një veturë tjetër.

Global

Aksidenti ndodhi sot rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kiftare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën magjistrale Kumanovës dhe Kriva Pallankës, në mes të autobusit dhe dy automjeteve të pasagjerëve, njëri prej të cilëve Range Rover me targa të Shqipërisë në të cilën  e drejtonte  ish ministri Financave të Shqipërisë, i cili ka goditur një automjet tjetër, njofton TetovaSot.

T mobile In article [4]

Arben Ahmetaj, ka marrë lëndime,  poashtu janë të lënduar kanë mbetur edhe dy persona tjerë  të cilët janë në Klinikën e Shkupit dhe në spitalin e Kumanovës./TetovaSot/