Parlamenti turk sot votoi vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme në vend për edhe tre muaj.

Parlamenti edhe një herë e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme, e cila është vendosur pas tentimit për grusht shtet më 15 korrik vitin e kaluar.

Qeveria në Ankara sot paraprakisht parashtroi kërkesë në Parlament për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.