Parlamenti holandez miratoi sot Ligjin për përgjime në masë, duke sjellë një zemërim të kritikëve që shohin në këtë një shkelje të privatësisë.

Legjislacioni, të cilin ligjvënësit holandezë të Dhomës së Lartë e miratuan me shumicë, i jep shërbimeve sekrete kompetenca të zgjeruara në monitorimin e aktiviteteve në internet dhe grumbullimin e të dhënave.

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se ky ligj është në interes të sigurisë kombëtare.

Ky ligj është kritikuar nga partitë e majta opozitare, gjyqtarë dhe aktivistët për mbrojtjen e të dhënave, që paralajmëruan gjithashtu se ligji është një shkelje e të drejtës së privatësisë.

Dhoma e Ulët e Parlamentit holandez e ka votuar po ashtu më parë këtë ligj, që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2018.