Në Kinë ekziston një park i jashtëzakonshëm i xixëllonjave në qytetin Wuhan. Parku tematik në qytetin Wuhan është shtëpi e rreth 10,000 xixëllonjave të cilat, gjatë verës, çdo natë ndriçojnë gjithë parkun. Ky park është i ndarë në pesë zona, zonën e fluturimit, zonën e vrojtimit, zonën e vrojtimit të afërt, zonën e kultivimit dhe zonën e vrojtimit shkencor.
Më parë këto insekte ndriçuese ishin pjesë e netëve në shumicën e provincave kineze, por në vitet e fundit numri i tyre është zvogëluar dukshëm, për shkak të ndotjes së ajrit dhe shkatërrimit të ambientit.
Kultivimi i xixëllonjave është shumë i shtrenjtë, rreth 1.61 dollarë për secilën prej tyre, kjo gjë nuk paraqet problem. Kinezët i adhurojnë xixëllonjat, ndërsa biletat për të vizituar këtë park shiten me shpejtësi marramendëse.
Ky park hapet çdo vit më 30 maj dhe punon deri në muajin tetor.