Nga Arian Galdini
Papa Klementi i XI ka qene me origjine shqiptare, por nuk eshte ky Klementi per te cilin po shkruaj sot.
Eshte Klement Zguri, Kryetari i KQZ qe ka ardhur ne kete detyre ne saje te Marreveshjes se 17 majit pas 3 muajve beteje opozitare ne Cadren e Lirise.
Ministrat Teknike dhe Kryetari i KQZ qe mori Opozita per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme, u prezantuan ne Kryetari i PD, si nje fitore e madhe brenda se mundshmes, nga beteja jone 90 ditore ne Cadren e Lirise.
25 qershori ndodhi dhe sipas meje, zgjedhje te lira dhe te ndershme, nuk pati. Mbetet per tu pare permasa e ndikimit te Ministrave Teknike per te kufizuar nivelin e palirise dhe pandershmerise se zgjedhjeve. Ndoshta Basha ka te drejte.
Pa keta Ministra, zgjedhjet mund te kishin qene edhe me te palira edhe me te pandershme se keto qe u kryen.
Raporti i Ministrave teknike per zgjedhjet, do te na e qartesoje kete dileme te madhe.
Sidoqofte, sot, ne si Opozite protestuese per kauzen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, ne si njerez qe u veteshpallem parimore te dlire e te paster, ne qe u veteshpallem si jopazarxhinj, ja ku e kemi sfiden para syve.
Shpetim Idrizi dhe PDIU kane bere publike nje seri videosh skandaloze ku vjedhja e votes ndodh ne driten per diell mu ne mes te Tiranes.
Ne Opozitaret kemi thene se kush prek voten e shqiptareve, per kedo te jete hedhur ajo ne kutine e votimit, meriton burgun.
Vjedhesi i votave ne burg dhe vota tek i votuari, kemi thene 3 muaj rresht ne.
Mund te ndodhe qe parimi na ve ne sfide pikerisht me njeriun qe duam me pak.
Ky eshte paradoksi.
Madje, kur parimi na ve ne sfide me njerezit qe ne urrejme, shajme, perbuzim, apo diskonsiderojme, na ve ne sproven me te madhe te sinqeritetit te besimit te parimit dhe kauzes sone.
Ose ne besojme tek parimi, ose jo.
Karma eshte e perdale.
Ja ku u be nje tushate e tere kunder Partive te vogla, nga te dyja Partite e medha, por njera prej tyre ia ka dale mbane ta vertetoje me video vjedhjen e bere.
Shpetim Idrizi sot eshte lakmusi qe do te deftoje haptazi nese Klement Zguri dhe Opozita kane bere 90 dite protesta per zgjedhje te lira dhe te ndershme, vetem per Marreveshjen e 17 majit apo e kane bere Protesten dhe 17 majin per te mberritur hap pas hapi tek plotesimi i aspirates dhe kauzes qe ky vend te ketr zgjedhje te lira dhe te ndershme???
Nuk e doni Shpetim Idrizin… Mos e doni.
E urreni Shpetim Idrizin… Urrejeni.
Keni mendim shume te keq dhe perbuzes per Shpetim Idrizin. Mbajini.
Por mos thoni sot, se Parimi dhe Shpetimi jane dy gjera te ndryshme.
Sot per ironine dhe per sfide ndaj ndershmerise dhe sinqeritetit tone, Parimi perfaqesohet tek Shpetimi.
Kush le ne balte Shpetimin sot, tradheton Parimin.
Kaq e thjeshte eshte.
Inatet dhe konsideratat mbajini per Shpetimin, si e sa te doni.
Por kur keni pare me sy me video sesi vidhen votat mu ne mes te Tiranes, nuk mund te beni qytetarin e lige dhe driteshkurter duke thene: mire ia kane bere ketij, se keshtu i do mushka drute.
Po e justifikuat vjedhjen qe e keni pare me video, me inatin dhe konsideratat e emocionet tuaja negative, qofshi ju qe jeni, por kurre nuk do te keni me as parime, as kauza e as zgjedhje te ndershme ne kete vend.
Ne nuk mund te bejme kauza vetem me selektivitet per njerezit dhe Kryetaret qe duam.
Parimi eshte njelloj per te gjithe, per te gjithe.
Kush lufton ndershmerisht dhe pastertisht per parimet, i mbron e lufton per to edhe kur ata perfaqesohen nga njerez qe ne nuk i duam.
Klement Zguri sot se bashku me Anetaret e tjere te KQZ qe i perkasin Opozites, sot do te na rrefehen publikisht, sesa parimore ka qene Marreveshja e 17 majit.
Nese Marreveshja e 17 majit, sot mbyll syte per viedot me vjedhjen e votave, nuk duhet te lejojme me asnje vijimesi te kesaj Marreveshje me tutje.