I nxehti tropik këtë vit mund të jetë edhe më i padurueshëm nëse nuk parandalohet ngrohja globale, konsiderojnë shkencëtarët nga organizata e pavarur amerikane “Climate Central”.

Posaçërisht brengosë lista e dhjetë qyteteve, në të cilët temperaturat verore vazhdimisht rriten dhe parashikohet që tendencat e tilla të vazhdojnë deri në vitin 2100.

Tre vendet e para në listë i zënë qytete të Ballkanit. Temperaturat në Sofje, nëse vazhdon emisioni i gazrave të dëmshme, deri në fund të shekullit do të rriten për 8,4 gradë, ndërkaq e njejta ka të bëjë edhe me Shkupin. I treti në listë është Beogradi, për të cilin parashikohet rritje e temperaturave për 8,3 gradë.

Organizata thekson se në tërë botën periudhat verore po bëhen shumë më të nxehta, ndërkaq deri në fund të shekullit situata do të jetë dramatike nëse nuk ndërpritet ndotja e ajrit. Posaçërisht të rrezikuar do të jenë qytetet popullata e të cilëve vazhdimisht rritet, kështu që për shkak të kësaj temperaturat në to do të mund të jenë për 7,8 gradë më të larta se sa në rajonet rurale.

Për momentin rreth 54 për qind e popullatës në botë jeton në qytete, ndërsa deri në vitin 2050 pritet që popullata urbane të rritet për 2,5 miliardë banorë.