Nëse ecni në rrugët e qytetit me një kostum banje, do të gjobiteni me 600. Kushdo që shihet nëpër rrugë me shishe në dorë dhe i shtrirë i dehur në rrugë do të paguajë 700 euro”.

Këto janë disa nga rregullat e shfaqura në hyrje të Hvar, në Kroaci, këtë fundjavë, duke paralajmëruar se të gjithë mysafirët do të gjobiten ëse sillen në mënyrë të papërshtatshme.

Kryetari i Hvar, Ricardo Novak ka marrë këtë vendim për shkak se turistët, sidomos ata britanikë, shquhen për dehje dhe lakuriqësi.

“Ata enden të dehur nëpër qytet, urinojnë në çdo cep, ecin pa  këmishë, duke fjetur në zonat urbane e shumë gjëra të tjera”, ka thënë Novak në një intervistë.

“Çdo gjë ka kufijtë e saj. Turistët e rinj janë të mirëpritur, por do të duhej të dinë si të sillen”, shtoi ai indinjuar.