Prokuroria Themelore e Kumanovës ka nisur procedurë gjyqësore ndaj personit i cili më 25 korrik qëlloi një 19 vjeçarë në një dasëm në Likovë të Kumanovës. Gjykata të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit 30 ditor.

“I dyshuari më 25 korrik në ora 22:45, derisa ka marrë pjesë në një dasëm, e ka nxjerrë pistoletën e markës Smith and ëeson dhe me paramendim ka shtënë drejt tashmë të ndjerit B.H., nënshtetas i Gjermanisë. Prouroria Themelore publike – Kumanovë solli vendim për të kryer procedurë hetimore kundër të dyshuarit për kryerje të dy veprave penale, edhe atë vrasje dhe posedim të paautorizuar, ndërmjetësim dhe tregti me armë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë publike.