U njoftua para pak ditësh, historia e një tabele që u var mbi portën e apartamentit të vogël të Papës në Shtëpinë e Shën Martës me mbishkrimin: “Ndalohen ankimet”, ftesë kjo që, sipas rrëfimit të gazetës italiane “La Stampa”, të nxit të mos rrish gjithnjë duke u ankuar për jetën, por ta krijosh atë.

Këtë tabelë mund ta lexosh varur në zyrat e kuesturës, ndër bare, në dhomat e karabinierëve, të financierëve …, njofton Radio Vatikani.

Thënë me dy fjalë, kudo dëgjohen ankime të vazhdueshme. Madje edhe mbi portën e apartamentit të Papës, i cili mendon se ankimet janë si karriket lëkundëse, që të tundin e të përkundin, por pa të çuar askund.

Global

“Nder i madh për mua ky”, shkruan krijuesi i saj  me emrin bilbik, Salvo Noè, psikolog e psikoteraupeut, që ia pati dhuruar kartelën Papa Françeskut  duke shtuar: “Do të isha shumë i lumtur nëse do të hynte edhe në mjediset e bashkëpunëtorëve të Papës. Jo për gjë, por sepse, përveç frymës ironike, për ndokënd mund të ketë edhe efekt korrigjues”.

Noè, i udhëhequr nga ideja se: “Për të vënë në jetë ç’ke më të mirë, duhet të përqendrohesh mbi mundësitë tuaja e jo mbi kufizimet, t’u japësh fund ankimeve e të veprosh, për ta bërë sa më të bukur jetën tënde”  – po mendon të përgatisë një tabelë tjetër, titulluar “Ndalohen gjykimet!”, për t’i ndaluar gjykimet dashakëqija, që synojnë vetëm rrënimin e të afërmit, në shërbim të interesave vetjake.

T mobile In article [4]

E mori nga Papa frymëzimin për këtë kartelë të dytë, autori – mbasi nuk e priste që e para të kishte aq sukses, sa të varej mbi portën e apartamentit të Shën Martës. – Ne, sicilianët – shpjegon  psikoterapeuti – e kemi adet të rrimë gjithë ditën duke i gjykuar të tjerët, domethënë duke i marrë nëpër gojë. Zakon ky që, me sa duket, e kanë edhe shumë vise të tjera të botës së madhe, banorët e të cilave e kalojnë kohën kafeneve, duke shpërralluar gjithçka e gjithkënd. Por që, ndoshta, edhe mund të korrigjohet në një farë mënyre, kur njerëzit ta kenë parasysh kudo një kartelë kësisoji e cila, pa hapur mirë gojën, u jep urdhër të prerë: “Ndalohen gjykimet!”.