Këta janë pasagjerët e linjës së fluturimit Ankona-Rinas të cilët përjetuan momente paniku paraditen e kësaj të premteje.

Vetëm 20 minuta pas nisjes së fluturimit drejt Tiranës pasagjerët ndjenë në bord erën diçkaje që po digjej dhe më pas bordi u mbush me tym.

68 pasagjerët dhe stafi u vunë në alarm.

Menjëherë pilotët vendosën të ktheheshin në Ankona duke njoftuar edhe pasagjerët.

Fillimisht u dyshua për një zjarr në sistemin e konidicionerëve, por më pas stafi sqaroi se bëhej fjalë për një masë në sistemin elektrik.

Në orën 11:25, pasagjerët u rikthyen në Ankona.

Pas më tepër se 4 orë pritjeje në terminalin e aeroportit drejtuesit e kompanisë ajrore Mistral Ernest vendosën të nisnin pasagjerët me autobus drejt Peskarës dhe më pas drejt Shqipërisë. Përveç panikut të nisjes dhe orëve të gjata në pritje nuk pati persona të lënduar.

Comments are closed.