Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet panel diskutimi për transparencë të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në të cilin do të prezantohen drejtimet për çdo shtet si hap i parë drejt fushatës më të madhe për përfaqësim e cila do të promovojë transparencë dhe qeverisje të mirë.

Panel diskutimin rajonal është paraparë ta hapin kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi, si dhe drejtori i programit për Ballkan Perëndimor të Vestminster fondacionit për demokraci, Emill Atanasovski.

Diskutimi paraqet ngjarje të dytë për përfaqësim në kuadër të projektit Action SEE, si dhe prezantim i parë zyrtar i drejtimeve të cilat i përgatiti konsorciumi projektues. Drejtimet do të prezantohen nga secili nga partnerët projektues nga gjashtë shtete nga Ballkani Perëndimor.

Krahas përfaqësuesve nga organizatat civile nga rajoni të cilat janë pjesë e projektit, në panel diskutimin do të marrin pjesë edhe deputetë nga parlamentet nga rajoni dhe Maqedonia, organizatat civile të cilat punojnë në aktivitete të lidhura me Kuvendin, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave në Maqedoni.

T mobile In article [4]