epublika e Maqedonisë ka Program për nëna dhe fëmijë, Plan veprues për ushqim, Strategji për shëndet seksual dhe riprodhues, është përgatitur edhe Plani veprues për shëndetin e nënës dhe të foshnjave dhe Strategji për HIV, ka mungesë mjaft të gjatë të lehonisë dhe kornizë ligjore për pushime për gjidhënie gjatë ditës së punës, janë përgatitur procedura operative strategjike për dhënien e përgjigjes për gjidhënie dhe ushqimin e fëmijëve të vegjël në kushte të krizave…

Këtë e kanë treguar rezultatet e hulumtimit “Trende botërore lidhur me gjidhënien” të cilat janë prezentuar sot në panel diskutimin për përfitimet nga gjidhënia, që u mbajt në Ministrinë e Shëndetësisë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës botërore për gjidhënie, që sivjet prej më 1 deri më 7 gusht zhvillohet nën moton “Të gjithë së bashku ta ruajmë gjidhënien”.

Kryetarja e Komitetit për mbështetjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e gjidhënies në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, Brankica Mlladenoviq deklaroi se me moton e Javës botërore të gjidhënies vihet fokusi në rëndësinë e partneritetit midis të gjithë faktorëve të cilët punojnë në zhvillimin e gjidhënies.

Në hulumtim vlerësimi është bërë me instrument-pyetësor me 15 indikatorë ku shkalla e gjidhënies është vetëm një prej tyre. “Me 68 pikë prej 150 pikëve të mundshme Maqedonia është në mes lidhur me vlerat e marra prej vendeve të tjera. Rezultat më të ulët se vendi jonë ka Belgjika me 54 pikë, ndërsa më pas SHBA-ja, ndërsa më e mirë është Britania e Madhe me 84 pikë, Portugalia me 91,5 pikë, tha Mlladenoviq.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski, i cili mori pjesë në panel diskutim, theksoi se për nënat e ardhshme nuk ka ushqim më të shpejtë, më të lirë dhe më cilësor se qumështi i nënës.

“Kontakti midis nënës dhe foshnjës me prerjen e kërthizës vazhdon përmes gjidhënies, ekskluzivisht deri në gjashtë muaj, megjithatë do të promovojmë që të vazhdojë deri në dy vjet me krijimin e kushteve të caktuara veçanërisht për nënat të cilat shkojnë në punë”, shtoi Çakarovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve theksoi se pothuajse të gjitha klinikat kanë drejtorë të rinj me përjashtim të disave.

“Jemi duke i bërë gati dokumentet. Sot do të emërojmë drejtorë në 33 institucione shëndetësore. Nesër do të vazhdojmë me të tjerat, deri të premten mendoj se do t’i bëjmë të gjitha ndryshimet”, shtoi Çakarovski.