Aktori Mishel Prela i cili është plagosur me 5 plumba mbrëmjen e 20 korrikut ndodhet në Spitalin e Traumës, duke luftuar me jetën.

“Misheli është plagosur nga 5 plumba, 2 në parakrahun e djathtë duke i shkaktuar thyerjen e krahut, 2 plumba e kanë goditur në kofshën e djathtë ku njëri nga to i ka prekur aortën kryesore, dhe një në pjesën e barkut i cili i ka prekur zorrën e trashë. Ai mund të mbetet i paralizuar pasi një plumb në këmbë e ka dëmtuar rëndë atë. 5 plumbat që ka marrë Misheli, i kanë shkaktuar plagë të rënda, por e kanë dëmtuar në të gjithë trupin pasi distanca e shkrepjes së armës ka qenë shumë e afërt” rrëfen vëllai i tij, Mino Manoku, për dritare.net.

“Mjekët thonë se ai duhet t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjeve të tjera kirurgjike” tregon ai për gjendjen e rëndë të vëllait.

Dritare.net ka mundur të sigurojë edhe një foto në të cilën Misheli shihet në një gjendje të rëndë, me pjesën më të madhe të trupit të dëmtuar.

T mobile In article [4]
Global