Qeveria irakiane ka thënë se kanë nisur hetimet për një video grafike që tregon forcat e saj të sigurisë duke hedhur militantët e ISIS-it nga një shkëmb.

Pamjet që janë publikuar online, shfaqin burra në uniform ushtarake duke zvarritur një person të gjakosur dhe të paarmatosur nga cepi i një shkëmbi dhe gjuajtur atë, transmeton arbresh

Pasi hidhet edhe një trup tjetër poshtë, ai qëllohet disa herë.

Kryeministri Haider al-Abadi deklaroi zyrtarisht fitoren ndaj Isis në Mosul të hënën pas nëntë muajsh të luftimeve të ashpra. Ai tha se triumfi shënon “kolapsin” e kalifatit të vetëshpallur.

Kujdes! Pamjet në vijim kanë përmbajtje grafike, nuk këshillohen për persona të ndjeshëm.