Palestinezët janë rikthyer sot në një xhami të shenjtë në Jerusalem për herë të parë në pas dy javëve, pasi Izraeli i hoqi aparatet kontroverse të sigurisë.

Besimtarët u mblodh në numër shumë të madh në kompleksin ku ndodhet xhamia Al-Aqsa në Jerusalem, pasi liderët myslimanë i dhanë fund bojkotit dyjavor menjëherë pasi Izraeli u pajtua për t’i hequr masat e sigurisë përreth këtij kompleksi, transmeton Express. 

Masat e sigurisë u vendosen nga Izraeli pas vrasjes së dy oficerëve izraelitë në këtë zonë.

Masat e mbetura u hoqën sot pas disa ditëve dhune gjatë të cilave u vranë shtatë persona.

Palestinezët i kundërshtuan ashpër masat e sigurisë, sepse i shihnin ato si tentim i Izraelit për të ushtruar kontroll mbi kompleksin e Qytetit të Vjetër në Lindje të Jerusalemit, i njohur për myslimanët si Haram al-Sharif dhe për hebrenjtë si Temple Mount.

Turma palestineze është parë duke brohoritur dhe vallëzuar në korridoret e kompleksit, para se ta falnin namazin e pasdites.

Global