Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka lajmëruar që lidershipi palestinez do të ndërpres të gjitha kontaktet me Izraelin.

Ky vendim vjen pas eskalimit të situatës në protesta masive ku palestinezen po kundërshtojnë masat e reja të sigurisë të ndërmarra nga forcat izraelite në al-Aqsa, ku të paktën tre palestinez mbetën të vdekur ndërsa qindra të tjerë të lenduar në protestat e së premtes.

 Forcat e sigurisë së Izraelit kanë ndërmarrë masa të reja të sigurisë, duke vendosur detektorë të metalit në hyrjen e pjesës lindore të Jerusalemit, veprim ky që vjen pas vrasjes së dy policëve në këtë vend gjatë javës së kaluar.

Ndërsa presidenti Abbas ka thënë që të gjitha komunikimet zyrtare me Izraelin suspendohen deri në largimin e këtyre masave të sigurisë.

Ky vend i lashtë, në të cilin gjendet edhe xhamia Al-Aqsa, adhurohet si nga myslimanët ashtu edhe nga hebrenjtë, shkruan Al Jazeera,