Një polic është vrarë dhe 11 persona të tjerë janë plagosur gjatë asaj që zyrtarët thanë se ishte sulm vetëvrasës në provincën Baluçistan në Pakistan.

Policia i tha Radios Evropa e Lirë se incidenti i sotëm ishte “sulm vetëvrasës me motoçikletë”.

Një zyrtar lokal shëndetësor tha se pesë prej të lënduarve janë në gjendje serioze dhe janë dërguar në një spital në Kueta.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.