Pakënaqësi në radhët e LR PDSH-së janë shfaqurëë së fundmi për shkak të mënyrës së politikbërjes nga ana e kryetarit të kësaj partie dhe rrethi i tij i ngushtë. Një ndër anëtarët e kësaj partie nga Tetova, Faton Murseli, vetëm para disa ditëve kishte deklaruar se partia e tij nuk do duhej të ndjekë rrugën e ish partisë amë, pra të PDSH-së, duke u bërë surrogat i saj.
Murseli sot përsëri ka reaguar, madje edhe më ashpër, duke u shprehur se për politikat e këqija do të kërkojë shkarkimin e kreut të LR PDSH-së, Ziadin Sela nga posti i kryetarit. Ai madje është ankuar edhe për mungesë demokracie në këtë parti, pasi që pas reagimit paraprak të tij, ai më nuk ftohet në mbledhjet e organeve partiake, në kryesi dhe kuvend.
Ja postimi i plotë i Faton Murselit:
” Miq, per shkaqe korrektesie ndaj çdo anetari te zakonshem te LR-PDSH, dite me pare thash se verrejtjet e mia ndaj proceseve politike ne kete parti do ti shpreh brenda saj. Faktikisht degjova qe Kryesia Qendrore e partise kishte mbajt mbledhje dhe une nuk kam qene i ftuar. Nuk jam i ftuar as ne Kuvendin Qendror te partise qe do te mbahet me 9 Korrik. Ndoshta ngaqe une me jam i padeshiruar per hierarkine partiake, por kam vendosur qe betejen time ta çoj deri ne fund. Ndoshta deri ne Kongresin e partise ku do te kerkoj edhe dorreheqjen e kryetarit. Ndryshe nga Ziadin Sela une nuk e konsideroj veten askush qe te shpall Moratorium (edhe pse me jane lajmeruar ne mbeshtetje shume kryetare degesh e nendegesh) dhe ndryshr nga Ziadin Sela une do te mar pjese ne Kongresin e rradhes kurdo qofte ai. Njekohesisht qendrimet e mia ne raport me politiken brenda-partiake por edhe me proceset politike ne pergjithesi do ti shpreh permes ketij rrjeti social, por jam i hapur edhe per mediumet Televizive ne menyre qe sqarimi im te jete me adekuat. Na prifte e mbara dhe ju falemenderoj te gjitheve per mbeshtetjen.” – ka shkruar Murseli në profilin e tij.