Qendra rajonale për menaxhim me kriza – Dibër informoi se në disa vendbanime në komunat Dibër dhe Qendrën Zhupë, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Siç njoftoi Qendra, ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, në periudhën prej orës 7 deri në orën 8 do të ektë në vendin afër repetitorit në malin Stogovë, më pas në kompaninë “Korabi redimiks”, si dhe kompanitë në rrethinë të tij, fshatrat Melniçan dhe Rajçicë, hotelin “Termal” në Kosovrast, si dhe në fabrikën e vjetër të gjipsit.

Pa rrymë do të jetë edhe fshati Mogorç dhe atë në periudhë prej orës 9 deri në orën 12:30, si dhe fshati Xhepishtë prej orës 11 deri në orën 13.

Në komunën Qendra Zhupë, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë në periudhën prej orës 10:15 deri në orën 11:15, në fshatrat Breshtan, Koxhaxhik, Novak, Dolgash dhe Vapa, të gjitha në rajo0nin e Zhupës së Epërme.

Ndërprerja e furnizimit bëhet për shkak të kryerjes së aktiviteteve të caktuara, të kahëzuara drejt përmirësimit të rrjetit elektrik, ndërkaq me qëllim të furnizimit normal me energji elektrike, në rajonin konsumues të Dibrës, i cili i përfshin komunat Dibër dhe Qendrën Zhupë, si dhe rajonin e Rekës (komuna Mavrovë Rostushë).

T mobile In article [4]