Bekim Adili – publicistë!

Shpërthimi polemikave në rrjetet sociale,nga një foto e postuar ku në krye të tavolinës qëndronë ish zv Kryeministri Musa Xhaferri me Avzi Sulejmanin si një emër që qarkullonë si kandidat i mundshëm për Kërçovën,vjen si rrjedhojë e mos funksionimit të strukturave partiake në nivel lokal të BDI-së,aty ku vendimarrja duhet të merret,apo më mirë thënë si një moment kur fraksionet e këtij subjekti në fjalë  e konsiderojnë këtë kohë,si çastin më të volitshëm për tu përballë palët mes tyre,veprime të cilat nëse nuk ndërpriten nga Lideri Ahmeti,epilogu padyshim se do të jetë humbja e Kërçovës si dhe fillimi i rënies përfundimtare nga skena politike e subjektit që doli nga lufta, e që sjellja e papërgjegjëshme e saj dëmton projekte të aspektit me interes kombëtarë si që është edhe ruajtja e fitores së Komunës të Kërçovës.

Rezultati i qeverisjes 4 vjeçare nga Fatmir Dehari, si në çdo qeverisje tjetër ka hapsirë për kritika sikurse edhe rezultatet nuk i mungojnë në disa fusha. Që do të thotë se Kryetarit aktual sikurse nuk i mungojnë njerëzit e pakënaqur,ai padyshim se në popullatë ka arritur të fitojë edhe shumë mbështetës. Kjo analizë e cila sdo shumë mend,të nxjerr në konkluzion se pa një diskutim që duhet të zhvillohet fillimisht në strukturat e BDI-së,e pa arritjen e një konsensusi mes palësh,e për të qenë të sinqertë,pra pa pajtueshmërin e Deharit fitorja e Komunës është e pa arritshme,ashtu sikurse pa respektuar vendimarrjen e strukturave partiake në veçanti të liderit të saj Ali Ahmetit,as që duhet menduar se mund të ruajmë fitoren e arritur përpara katër vitesh.

Pra rruga drejtë ruajtjes së fitores me karakter kombëtarë të Kërçovës,kalon vetëm përmes bashkimit dhe jo përmes përçarjes e përjashtimit. Mënyra më e mirë për të evituar pasojat e parikuperueshme të cilat me shumë të drejtë do të trajtohen si një akt tradhëtie dhe për të përcaktuar objektivat e fitores,si një domosdoshmëri në këtë rast, e që i imponohet është ndërhyrja e autoritetit më të lartë të BDI-së që është lideri saj zoti Ahmeti. Në këto rrethana,pavarsishtë kundështive,rëndësi vendimtare në këtë proces është respektimi disa rregullave të cilat fillojnë nga një analizë e brendshme në strukturat partiake,konsultimi bazës,mërgata në veçanti pa të cilët fitorja nuk arrihet dhe si një metodë që zoti Ahmeti e ka praktikuar në shumë raste,ngelet zhvillimi një ankete,sondazhet e së cilës do të qartësojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve shqiptarë,rezultate mbi të cilat më pas përcaktohet rruga që do të trasojmë të gjithë bashkarishtë. Nga ana tjetër nëse marrim për bazë faktorin kohë që është përcaktues në arritjen e objektivave,ajo nuk na krijonë luksin e një beteje të brendëshme që ndoshta në të ardhmen do të ishte edhe metoda më e mirë e mundëshme si që është ajo amerikane,ku konkurenca fillimisht të zhvillohet mes llojit të vetë,e më pas përballja është me të tjerët.

Në këto rrethana të krijuara,kur më shumë se kurdo na duhet bashkimi e jo përçarja,kur në konsiderat duhet të merret se mbi kurrizin tonë kemi duruar 40 vite diskriminim nga regjimet politike të qeverisjes së qytetit të Kërçovës nga Kryetarë maqedonas dhe skemi ngritur zërin në asnjë moment,kur në shumë dikastere apo në disa Komuna,të zgjedhurit e Ahmetit kanë qenë pa rezultat në qeverisje,por ai sërish pavarsishtë zërave kritikë i ka rikandiduar për të njëjtat funksione,gjykojë se është një detyrim moral e kombëtarë,që me vetëdije të lartë të përpiqemi në këtë rast më shumë të identifikojmë të metat e qeverisjes duke i evituar ato në të kaluarën,se sa të sillemi në mënyrë krejt të papërgjegjëshme,që inatet peronale ti këthejm në humbje kombëtare,sepse kjo luftë e verbër e krejtësishtë e pajustifikuar, vetëm interesit tonë kombëtarë nuk i shërben.

Si përfundim duke shpresuar se ky dualitet i pa nevojshëm që është shfaqur në horizontë fundjavën që kalojë,se do të amortizohet nga vetë lidershipi BDI-së,ajo çfarë duhet të ndodhi duke filluar në radhë të parë nga strukturat e kësaj partie,subjektet opozitare,sektori civil, në veçanti asosacionet e ndryshme nga bota e mërgatës pa të cilët nuk mund të arrihet fitorja,është që të fillojë një dialog i mirëfillt, ku përparësi nëçdo rast ti japet Kërçovës, të cilën duhet ta ruajmë si një teritorë për tu qeverisur nga qenja jonë, e jo të vendosim interesat personale,grupore apo partiake mbi atë kombëtarë, që në këtë rast quhet KËRCOVË.Tokë e cila na obligonë që të gjithë së bashku të udhëhiqemi nga një ndjenjë e hekurt e cila duhet të na orientojë drejt vendimarrjes e ku emrues të përbashkët duhet të jetë ruajtja e fitores historike të para katër vitesh,një mision jetik për të cilin të gjithë ne kemi detyrim moral të japim kontributin maximal në arritjen e objektivit tonë,e i cili në këtë rastë është vetëm i karakterit kombëtarë.