Për shkak të ndërhyrjeve të caktuara teknike nga ana e “EVN Maqedoni” SHA, nesër do të ketë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në komunat Kisella Vodë dhe Gazi Babë, informojnë nga QRMK Shkup.

Nga ora 8:00 e deri në orën 17:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e rrugëve “Georgi Dimitrov”, “Vera Jociq” dhe shkolla e mesme “Vasil Antevski – Dren”, nga ora 9:00 e deri në orën 15:00 rrugët “553 dhe “Viktor Igo”, ndërsa nga ora 9.00 e deri në orën 10:00 rrugët “Ivan Turgenjev dhe “Kopernikova” në lagjen “Draçevë”, komuna e Kisella Vodës.

Në periudhën nga ora 10:00 e deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga “Fershped”, pompa e benzinës dhe Skllad në komunën e Gazi Babës.