Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, dëshiron të qëndrojë tek Arsenali dhe do të bisedojë me drejtuesit e klubit pasi të kthehet nga Australia.

Ai tha se Arsenal është një skuadër e madhe dhe gjithmonë është ndjerë mirë në Londër.

“Dëshira ime është që të qëndroj. Është skuadër kaq e madhe dhe gjithmonë jam ndjerë mirë tek Arsenali”, tha fillimisht Ozil.

“Sapo të kthehemi në Londër do të ulem dhe të diskutoj rreth të ardhmes. Tani dua të fokusohem te përgatitjet për sezonin e ri”, theksoi mesfushori.