Alexandre Lacazette do ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, tashmë është lojtar i Arsenalit. Së bashku me bonuse, francezi i ka kushtuar “Topçinjve” 50 milionë euro, duke u bërë kështu transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit.

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, ka mirëpritur 26 vjeçarin, që shpreson se do ta ndihmojë Arsenalin me golat dhe paraqitjet e tij.

“Ai është sulmues shumë i mirë, që ka shënuar shumë gola në Ligue 1, jo vetëm këtë sezon, por në vazhdimësi. Jemi shumë të lumtur ta kemi këtu një sulmues të klasit të tillë”, tha Ozil.

“Nga ajo çfarë kam dëgjuar, ai është gjithmonë i uritur për gola dhe shokët që e kanë përcjellë më kanë treguar se do të jetë kënaqësi të luaj me të”, shtoi Ozil.

“Shpresoj se do të na dërgoj sa më larg me golat e tij. Jam i sigurt se është i lumtur për këtë transferim dhe mundësin të luajë me ne dhe ne do ta ndihmojmë me assite që të shënojë sa më shumë gola të jetë e mundur”, theksoi mes tjerash Ozil.