Mesut Ozil i ka shuar dilemat për skuadrën e edicionit të ri.

Mesfushori turk i Arsenalit është i lumtur në “Emirates” dhe dëshiron të qëndrojë edhe më tej.

“Arsenali është një klub i madh dhe këtu ndihem shumë mirë. Dëshira ime është që të mbetem këtu”, deklaroi Ozil.

“Kur të kthehem në Londër do të diskutojë rreth së ardhmes. Tani dua të fokusohem në përgatitje”, shtoi ai.

Ozilit i skadon kontrata me Arsenalin në vitin e ardhshëm.