Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përshëndetur vendimin për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte.

“Vendimi për lirimin e tij, është fitore për shqiptarët dhe edhe një humbje për Serbinë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga OVL e UÇK’së.

“I kemi përcjellur me indinjatë të thellë proceset gjyqësore ndaj të gjithë bashkëluftëtarëve tanë, sepse e ritheksojmë se ishin me tendenca të dirigjuara nga shovinizmi serb. Ne presim që edhe të gjithë të tjerët të lirohen, për arsye se janë duke u mbajtur në burgje me akuza politike”, ka thënë OVL e UÇK’së. /Express/