Kreu i Unitetit, Gëzim Ostreni vazhdimishtë është piketuar se është pjesë e bordit të drejtorëve në kompaninë T-Mobile – Telekomi Maqedonas. Ostreni nuk ka folur së fundi se a është ende pjesë e stafit menaxhues të kësaj kompanie profitabile, në postin e zv/anëtarit të këtij bordi. Jozyrtarisht nga partia e tij për INA përgënjeshtrojnë informacionet e fundit se Ostreni që në nëntor mbush 76 vjeç të jetë ende në këtë detyrë.

Sipas të dhënave të rrogave vjetore të stafit të menaxhmentit të kompanisë, anëtarit e bordit paguhen nga 2 mijë deri në 4 mijë euro në muaj, varësisht nga aktivitetet, mbledhjet dhe punët e kryera, apo edhe dividenda e fituar çdo vit.

Kjo çështja u ngrit së fundit edhe nga takimi i djeshëm i partive politike i thirrur nga Ostreni, ku në rrjetet sociale u përhapën akuza rreth kësaj. Duke pasur moshën e tillë të thyer njëkohësisht nuk dihet se Ostreni a do ti jap fund angazhimit të tij politik, për ti lënë vendin ndonjë kuadri të ri të kësaj partie