Sekretariati për Çështje Evropiane sot organizon tribunë me temë “Zbatimi i masave nga Plani 3-6-9 në pjesën e zgjedhjeve”.

Tribunën do ta hap Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili do t’ju referohet elementeve kyçe të Planit 3-6-9, të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në tribunë, e cila do të mbahet në Klubin e deputetëve, pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përfaqësues nga Sekretariati i Përgjithshëm në Qeverinë e RM-së, Kryetarja e Gjykatës Administrative, Jetmire Ajdini Boshnjaku si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, MOST, CIVIL dhe “Sinergia”.