Mendoj se është i gabueshëm interpretimi se qeveria apo shumica e re parlamentare do të bëjë rizgjedhje të gjykatësve. Do të rritet roli i Këshillit gjyqësor në definimin e procedurave për zgjedhje apo disiplinim të gjykatësve, ka thënë zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani në intervistën javore për REL.

“…ajo është në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit evropian dhe trupave të Këshillit të Evropës dhe në kundërshtim me politikat e shumicës së re dhe qeverisë, por përkundrazi do të rritet roli i Këshillit të ri gjyqësor në definimin e procedurave për zgjedhje apo disiplinim të gjykatësve. Bile një nga masat e parapara në planin 3-6-9 është anulimi i ligjit për verifikimin e fakteve për disiplinimin e gjykatësve, pasi e konsiderojmë si mënyrë apo instrument për presion, ashtu që nuk do të ketë rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve, por sistem me qëllim zgjedhje cilësore të gjykatësve që do të jenë të pavarur dhe të paanshëm në funksionin e tyre”, ka thënë Osmani,