Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) duhet të krijojë rregullativë dhe parakushte për pengimin e keqpërdorimit të resurseve shtetërore në fushatën në zgjedhjet e ardhshme, si dhe gjatë tre muajve të ardhshme ta realizojë procedurën në pjesën e raportit për të gjitha hetimet dhe masat të cilat i ka ngritur gjatë pesë viteve të fundit sipas formatit të Komisionit evropian.

Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani para takimit me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit, të cilin e realizon në kuadër të planit 3-6-9 të Qeverisë së RM-së , e para të cilëve premtoi përkrahje dhe pavarësi të tërësishme në punën e tyre.

“KSHPK ka kompetenca të caktuara në realizimin e shtetit juridik dhe në masa të cilat i kemi paraparë në tre muajt e parë nga Plani. posaçërisht është e rëndësishme masa e cila ka të bëjë për zgjedhjet, sepse ato do të jenë testi i parë ku do të tregojmë kredibilitet si shtet para partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe qytetarët”, tha Osmani.

Ai porositi se së bashku me Komisionin do t’i bëjnë të gjitha parakushtet me qëllim që të bëhet ndarje e shtetit nga partitë, por siç tha, edhe të garantojë se ky institucion do të jetë autonom në veprimin e tij, i pavarur dhe pa kurrfarë presione.

Kryetari i KSHPK-së Igor Tanturovski tha se do ta informojë Osmanin për realizimin e KSHKP-së në rekomandimet e marra me prioritetet urgjente reformuese, por edhe me planin 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Do ta informoj zëvendëskryeministrin edhe për rekomandimet të cilat i marrim nga GREKO, për të cilin Komisioni ka marrë vlerësime pozitive dhe ka pasur lëvdata në adresën tonë në seancën në Strasburg”, tha Tanturovski.