Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot morri pjesë në mbledhjen e 13të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim

Nga ana e Komisionit Evropian të pranishëm ishin edhe Përfaqësuesja e Lartë dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Frederika Mogerini si bashkë-kryesuese si dhe Komisoneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han.

Ai shpjegoi Planin 3-6-9, dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen të cilën morri nga ana e partnerëve ndërkombëtar në përpilimin e tij, mbështetje e cila pritet të vazhdojë edhe gjatë zbatimit. Ai përsëriti angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura politike dhe realizimin e gjitha pengesave për riaktivizimin e procesit eurointegrues.

Global

“Dua të dërgoj mesazh të qartë se Plani 3-6-9 do të zbatohet, për qëllimin tonë ekziston konsensus i brendshëm shoqëror, dhe ne si Qeveri i përkushtohemi. Tani më përgatiten grupe punuese, trupa ad-hok, si dhe procedurat për vëzhgimin dhe njoftimin e hershëm të ngecjeve eventuale në zbatimin e Planit” – theksoi Osmani në konferencën për shtyp pas përfundimit të mbledhjes. Ai shtoi se në të njëjtin kontekst, Qeveria tani më i adreson çështjet e hapura politike, si që janë marrëdhëniet me fqinjët, por edhe miratimi i ligjit për gjuhë.

30 ditët që lamë pas, kjo është vizita e tretë e Zëvendëskryeministrit Osmani në Bruksel, e cila paraqet sinjal të qartë se fokusi i Qeverisë së re, në periudhën e fundit janë euro- integrimet. “Ne si vend por edhe si Qeveri, presim në bazë të adresimit të suksesshëm heqjen e pengesave, dhe marrjen hapave konkrete nga ana e Bashkimit Evropian, të cilën në mënyrë të qartë do ta reflektonin dukshmërinë e perspektivës Evropiane të Republikës së Maqedonisë” theksoi Osmani, në fund të fjalimit të tij.

T mobile In article [4]